Pranvera Zejnullahu Raçi

Jep dorëheqje u.d drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu - Raçi

Ushtruesja e Detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Pranvera Zejnullahu – Raçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë Zejnullahu – Raçi.

“Po, e konfirmoj” – ka thënë ajo.

Zejnullahu Raçi, nuk ka dhënë detaje se cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes.

Ajo është emëruar në këtë pozitë në gusht të vitit 2022.