Naim Ternava

Myftiu Naim Tërnava uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Tërnava u shpreh se përmes agjërimit, besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, ndjeshëm, racional e human, por edhe më tolerant në raport me veten, familjen e komunitetin.

Ai po ashtu tha se kur jemi tek familja, duhet të angazhohemi në edukimin e drejtë të saj, ashtu siç na ka krijuar Zoti.

Myftiu Tërnava ka përmendur edhe luftën e Rusisë në Ukrainë, duke bërë thirrje që në këtë muaj të Ramazanit të ketë sa më shumë lutje për paqe, qetësi dhe mirëkuptim.

Ai po ashtu shtoi se në këtë Ramazan po hyjmë më të lehtësuar sa i përket pandemisë COVID-19, duke u lutur që edhe kjo të përfundoj sa më shpejt.

Muaji i Ramazanit nis të shtunën, 2 prill dhe do të zgjasë 30 ditë.

Më poshtë gjeni adresimin e tij të plotë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit: