ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira.

Mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.