Moti për sot dhe nesër

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme.

Në orët e para, vende-vende mund të ketë riga shiu, njofton IHMK.

Gjatë pjesës së dytë, vranësirat do të shpërndahen, duke mundësuar edhe prezencën e rrezeve të dielli.

Të enjten, situata meteorologjike do të lëvizë drejtë stabilizimit, kështu që prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë dhe grafiku i fushave termike do të pësoj rritje.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.