ilustrim: Naser Fejza

Moti për sot

Në Kosovë, sot (04.05.2026) parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në relievin malor parashihet të ketë vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të sillen mes minus 1 dhe 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet mes 18 dhe 22 gradë.

Era parashihet të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s.