Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se pas ditëve me reshje shiu dhe temperatura nën vlerat e mesatareve, kjo javë parashihet të jetë stabile dhe me rreze dielli.

IHMK bën të ditur se kjo situatë meteorologjike vie si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Sot mbi vendin tonë pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

IHMK njofton se, gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.