
Lagjja ‘Dardania’ Prishtinë, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com
Moti për sot
01.4.2023 - 08:12
Instituti Hidrometeroelogjik i Kosovës për ditën e sotme ka parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.
Temperatura maksimale e ditës do të jetë 15 gradë Celsius, ndërsa ajo minimale 7 gradë Celsius.
“Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, ndërsa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales” – ka bërë të ditur Instituti.