Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.