Moti në fundjavë në Kosovë, temperatura më e ulët minus 10 gradë celsius

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat ditën e diel parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

IMHK thotë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Më tej, Instituti u bën thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik pasi në mëngjes përreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.