Moti në dy ditët e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë Celsius.

Moti parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius ndërsat temperaturat maksimale priten të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Po ashtu, në njoftim thuhet se do të ketë erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes.