Arkiv

Moti gjatë fundjavës në Kosovë, vazhdojnë temperaturat e larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë publik parashikimin e motit për dy ditë e ardhshme, 22.06.2024 dhe 23.06.2024.

Sipas IHMK-së të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 deri në 36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s” –  thuhet në njoftim.

Ndërsa IHMK ka thënë se të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes” –  theksohet nga Instituti.

Po ashtu është shtuar se indeksi UV mbetet shumë i lartë prandaj rekomandohet zbatimi i këshillave të IKSHP.

IHMK tregoi se java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.