
Pamje nga aksidenti. Foto: ScreenShoot.
Momenti i aksidentit në Rogovë të Hasit - VIDEO
17.3.2023 - 22:55
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prizren, përkatësisht në fshatin Rogovë.
Nga pamjet e publikuara në Facebook, shihet përplasja e makinave si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe pakujdesisë së shoferëve.
Sipas policisë, një grua këmbësore ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga ky aksident.
Ndërsa, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe katër persona tjerë.
Policia ka bërë të ditur se dy shoferët e makinave të aksidentuara janë dërguar në mbajtje për 48 orë.