MKRS reagon pas zhvillimeve të fundit në FFK

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dal me një reagim pas zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Nga MKRS-ja thonë së janë duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet e fundit.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po e ndjek me vëmendje rrjedhën e zhvillimeve në Federatën e Futbollit të Kosovës, veçanërisht debatet e fundit rreth respektimit ose jo të normave statutare të FFK-së në raport me procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e MKRS-së.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thotë se do të funksionojë në bazë të parimeve të saja.

“Ministria e Sportit e kupton mjaft mirë domosdoshmërinë e respektimit të vijës ndarëse në raportet mes autoritetit publik dhe organizatave e federatave sportive dhe po ashtu të obligimeve e të drejtave reciproke në kuptimin e rregullimit ligjor të fushës së sportit me ligjet e Republikës së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të sillemi e të veprojmë vetëm brenda këtyre parimeve”, thonë nga MKRS-ja.

Po ashtu nga Ministria kanë bërë thirrje për proces të rregullt të bazuar në norma statutore.

“Ne bëjmë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare të çdo federate dhe po ashtu nxisim me gjithë fuqinë tonë, funksionalizimin e trupave brenda organeve të organizatave sportive në vend që të zgjedhin çdo rast me pretendime potencialisht të bazuara të normave statutare”, thuhet në reagimin e MKRS-së.

Zgjedhjet në FFK, flasin nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit