Mitrovicë, aksidentohen vetura dhe biçikleta

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 18:30.

Sipas policisë një person ka mbetur i lënduar, pasi në aksident ka qenë e përfshirë një  automjet civil me targa vendore me drejtuese grua dhe një çiklist.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin policor.