Miratohet në lexim të parë themelimi i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjit nr.08/L-177 për Themelimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Nga 69 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 58 kanë votuar pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim.

Kundër miratimit të këtij ligji ishin deputetët e opozitës. Vërejtjet e tyre ishin rreth datave rreth hetimeve të krimeve të luftës, përbërjes dhe vënia e këtij Instituti në ombrellën e Qeverisë.

Opozita ka kërkuar që data hetimeve të mos përfshijnë periudhën deri më 31 dhjetori 2000, siç është në projektligji, por deri më 20 qershor 1999.

Ndërkaq ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët ta votojnë projektligji dhe u ka bërë thirrje deputetëve që të dërgojnë amandamentimet që ata konsiderojë se duhet ndërhyhet në projektligj.

“Themelimi i institutit, do t’i kontribuojë në veçanti përmbushjes të të drejtës së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën dhe të drejtën për drejtësi, ndjekjes penale, identifikimin e viktimave, planifikimin më të saktë dhe të drejtë të memorialëve, dhe rshikimin e teksteve shkollore. Para se të procedojmë këtë projektligj në Kuvend, ne kemi adresuar edhe ndryshimin në kodin e procedurës penale që ndërlidhen me gjykimin në mungesë për kriminelet e luftës, dhe jemi duke punuar në strategjinë për drejtësinë tranzicionale” – tha Haxhiu.