Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Haxhiu paralajmëron inicimin e Projektligjit për pasurinë e pajustifikueshme

Pas reagimeve të shumta pas zhvillimeve të fundit pasi Lëvizja Vetëvendosje ka inicuar ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, duke i mundësuar diasporës që të votojë në Ambasada dhe Konsullata, ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar edhe inicimin e Projektligjit për konfiskimin e pasurinë e pajustifikueshme.

Haxhiu ne Facebook ka shkruar se shpreson që reagime të opozitës të mos ketë edhe për këtë projektligj.

“Uroj që për projektligjin e radhës për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshne të mos kemi reagime të tilla nga opozita”, ka shkruar ministrja.

Partitë opozitare po kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të zmbrapset nga iniciativa e fundit për Projektligjin për Zgjedhjet, por për këtë gjë tashmë është caktuar seanca e jashtëzakonshme.

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet shumë shpejt për ta shqyrtuar në lexim të parë këtë projektligj.

Partitë opozitare e kanë quajtur shantazh iniciativën e partisë në pushtet LVV-së, në kohë të paralajmërimit për zgjedhjen e presidentit.