Ministrja e Kulturës tregon se ku do të vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit
23.6.2020 - 17:19
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri dhe parku ku do të vendoset ajo, do të finalizohet në fund të tetorit të këtij viti.
Ajo tha se Ministria ka parashtruar kërkesën që parku dhe shtatorja e Vokrrit të vendosen tek stadiumi i Prishtinës.
“Finalizimi i projektit të shtatores dhe parkut do të bëhet deri në fund të muajit tetor”, tha ajo në seancën e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
Në dyvjetorin e vdekjes së tij është zbuluar maketi i shtatores së Fadil Vokrrit.