MASHT

Ministrja e Arsimit nis takimin me drejtoritë komunale lidhur me coronavirusin

Para pak minutave ka filluar takimi mes drejtorëve të Arsimit të komunave të Kosovës dhe Ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami.

Ky takim po mbahet për koordinimin e veprimeve lidhur me institucionet arsimore duke pasur parasysh gjendjen alarmante të shpërndarjes së coronavirusit.

Në këtë takim është edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i cili do të tregojë për masat që duhen ndërmarrë.

Ky takim është i mbyllur për media dhe pritet ketë deklarime pas përfundimit të takimit.

Deri më tani me virus vdekjeprurës llogaritet të jenë prekur mbi 116 mijë persona nëpër botë ndërsa të vdekur janë 4 mijë e 89 persona.

Raste të virusit janë raportuar edhe në vendet fqinje të Kosovës përfshirë Shqipërinë, ndërsa deri më tani nuk ka raste të raportuara në Kosovë.