Ministritë që pritet t'i udhëheq AAK-ja

Dikastere shumë të rëndësishme në ekzekutivin e ardhshëm pritet t’i udhëheqë partia e Ramush Haradinajt.  Sipas marrëveshjes,  AAK do t’i ketë nën udhëheqje katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.

Sot, vetë lideri i saj, Ramush Haradinaj njoftoi se kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Isa Mustafën. Kështu, AAK pritet t’i drejtojë katër ministri.

“Sot u takuam me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe të nominuarin për kryeministër, Avdullah Hoti. Unë isha me të nominuarin tonë për zëvendëskryeministër, Besnik Tahiri. Pra sot është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje”, tha ai para gazetarëve.

“Aleanca mban përgjegjësi në Politikën e Jashtme, pra në ministrinë e Punëve të Jashtme, në ministrinë e Drejtësisë, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Arsimit”, tha ish-kryeministri Haradinaj.

Ai ka treguar edhe kush do t’i drejtoj ministritë ne ekzekutivin e Avdullah Hotit.

“Zëvendëskryeministri i parë do të jetë z. Besnik Tahiri, pastaj, ministre e jashtme do të jetë zonja, Meliza Haradinaj- Stublla. Ajo nuk është e familjes sime, njëkohësisht për ministër të Drejtësisë do të jetë z. Selim Selimi, ministër i Zhvillimit Ekonomik do të jetë Blerim Kuqi dhe ministër i Arsimit do të jetë profesor,  Ramë Lika”, tha tutje Ramush Haradinaj.

Arrihet marrveshja mes LDK-së dhe AAK-së, partia e Ramush Haradinajt merr katër ministri