Ministri Bytyqi: Kemi bërë punë që ishin përtej objektivave tona

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë sot në Konferencën e Rishikimit Vjetor të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2018.

Bytyqi ka thënë se është falënderues ndaj partnerëve të Ministrisë së Arsimit për përkrahjen e realizmit të PSAK-ut.

“Theksova se në sistemin arsimor duhet të kemi qasje e cila garanton cilësi të qëndrueshme dhe se në këtë drejtim kemi bërë punë të cilat kanë qenë përtej objektivave tona.”, ka shkruar ministri.

Në këtë konferencë gjithashtu u diskutua edhe për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, avancimin e metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies, kompletimin e infrastrukturës ligjore, rritjen e gjithëpërfshirjes dhe parandalimin e braktisjes në arsim.