Foto: RTK

Minatori vdes nga plagët e marra në minierë në Leposaviq

Një minator 69-vjeçar me kombësi serbe, ka humbur jetën sot si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punës në horizontin e tetë, në korridorin numër 801/A në minierën e Cërnacit në Leposaviq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, togeri Branislav Radoviq.

Minatori B.Q. ishte dërguar menjëherë në Qendrën Shëndetësore në Leposaviq dhe mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe i njëjti do t’i dorëzohet më pas familjarëve.

“Prokurori e ka kualifikuar çështjen si vdekje të dyshimtë derisa të përcaktohen rrethanat e vdekjes”, deklaroi Radoviq/RTV21/.