Shembja e resortit në Kavajë, Foto: ABC News

Me 70 kilogramë tritol, shembet resorti buzë plazhit në Kavajë – VIDEO

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shqipëri, në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar objektin 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”.

Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montoheshin 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.

Shembja e resortit në Kavajë, Foto: ABC News

Videon e shembjes së resortit e gjeni në këtë LINK.

“Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës”.

Ky është aksioni i dytë i IKMT-së në këtë restort.

Në shtator u prishën pishinat. Përfaqësuesit ligjorë të “Erjoni shpk” e konsideruan të paligjshëm aksionin dhe paditën IKMT-në.