LDK - Podujevë

Mblidhet kryesia e LDK-së në Podujevë, ende s’ka emër të kandidatit për kryetar komune

 

Pas dorëheqjes së Agim Veliut nga posti i Kryetarit të Podujevës, Dega e LDK-së në Podujevë mbajti sot mbledhje.

Në këtë mbledhje u tha që vendimi se cili do të jetë kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës do ta merret ditëve në vijim.

“Në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe lidhur me përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës në Podujevë, të cilat do të mbahen me datë 15 mars…, por vendimin për kandidatin e saj LDK do ta marrë gjatë ditëve në vijim”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e LDK-së dega Podujevë.

Ndërkohë Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur sot se fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Podujevë do të zgjasë 11 ditë. /21Media