Mblidhet Bordi Këshillues për COVID-19, nuk mbajnë distancë fizike

Bordit këshillues për COVID-19 është duke e mbajtur takimin e parë që nga themelimi.

Në takimin e sotëm të bordit, të cilin e udhëheq mikrobiologu Lul Raka, po marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe dhe ish-ministri Ferid Agani.

Ndërsa ish ministrat e tjerë të këtij dikasteri, Uran Ismaili dhe Arben Vitia nuk janë parë në takimin e sotëm.

Ky Bord që do të udhëhiqet nga profesori i Mikrobiologjisë Lul Raka, profesorët dhe ekspertët Isuf Dedushaj, Muharrem Bajrami, Salih Ahmeti, Rukije Mehmeti, Isme Humolli, Xhavit Rexhaj, Xhavit Gashi, Pashk Buzhala, Besim Kodra.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ky bord do të këshillojë Ministrinë në përmirësimin e shëndetit publik, parandalimin e sëmundjeve fizike dhe mendore.

Ky Bord, ndonëse është formuar për të dhënë këshilla për parandalimin e COVID-19, vet nuk i ka respektuar ato duke mos mbajtur distancën fizike, apel ky i IKShPK që nga fillimi i pandemisë.