Mbi 200 ankesa në PZAP

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë paraqitur 208 ankesa.

“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP.

Tutje PZAP ka njoftuar se janë në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kanë mundësi që të informojnë për numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar ne ora 11:25 ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve. 21Media