Mbi 20 mijë teste për COVID-19 janë kryer në Kosovë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në një postim në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se deri më sot në Kosovë janë kryer 20,206 teste për COVID-19.

Tutje, ka bërë të ditur se për 1 milion banorë janë kryer mbi 10 mijë teste (10951), ku 1916 apo 9.48% kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Të shëruar: 973 apo 50.78%, të vdekur 34 apo 1.77%, si dhe raste aktive janë 909 apo 47.44%, ka shkruar Hoti.

Në Kosovë rasti i parë i infektuar me coronavirus u shfaqë më 13 mars 2020 në fshatin Stubëll të Vitisë.

Kujtojmë se deri disa javë më parë Qeveria e Kosovës pati vendosur që vendi të futet në karantinë.

Ndërsa për të gjithë qytetarët e Kosovës që vinin nga vendet e jashtme u detyronin të futeshin në karantinë për dy javë.