Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 1,400 raste aktive në Kosovë me COVID-19

46 raste pozitive kanë rezultuar sot në vend me COVID-19 si dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19.

Aktualisht 1 mijë e 441 raste aktive janë në Kosovë me coronavirus ndërsa numri total i të infektuareve është 15 mijë 620 raste.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.