COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Mbi 1 mijë e 700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me coronavirus në nivel vendi është dukshëm në ulje, sot në Kosovë janë 1 mijë e 730 raste aktive me SARS-CoV-2.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë regjistruar 63 raste me COVID-19 përderisa janë shëruar 87 persona tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730”, thuhe në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Rasti i parë me SARS-CoV-2 në Kosovë është regjistruar më 13 mars në komunën e Vitis më saktësisht në fshatin Stubëll.

87 të shëruar 24 orët e fundit