Policia e Kosovës

Mashtruan kinse kanë hapur një 'Shtëpi për të moshuar', bie pre një familje

Tre persona, prej tyre dy burra dhe një grua, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme një të moshuar.

Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1,000 euro për muaj.

Sipas raportit policor, arrestimi ka ndodhur të premten në Gjilan, ndërsa raportimi është bërë më 10.02.2023.

“Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër)  kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër  kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim  të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj  kanë paguar 1000 € për muaj” – thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.