Masat e mbrojtjes nuk u respektuan në takimin e kryeministrit me futbollistët

Klubi i Futbollit Prishtina sot njoftoi se tre lojtarë të ekipit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte marrë pjesë në ndeshjen e Prishtinës më 29 korrik ku u kualifikua në Europa League fotografia nga ajo ngjarje tregon se shumica e lojtarëve kanë injoruar masat mbrojtëse të vendosura nga Qeveria.

Dy ditë pas kësaj ngjarje Kryeministri Hoti konfirmoi se është i prekur me COVID-19.

Kurse sot pas gati një jave klubi i futbollit Prishtina morri rezultatet e 34 të testuarve prej të cilëve dolën shtatë të infektuar, prej tyre tre lojtarë.

 

Tre futbollistë të Prishtinës dalin me COVID-19