Tre futbollistë të Prishtinës dalin me COVID-19

Klubi i Futbollit Prishtina ka njoftuar se tre lojëtarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Sipas njoftimit janë testuar 34 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit nga të cilët tre futbollistë dhe katër anëtarë të stafit kanë dalë pozitivë.

“FC Prishtina dje mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit,” thuhet në njoftim.