
Foto: Ilustrim
Martesa nën moshën 16-vjeçare, arrestohet i mituri
17.1.2022 - 11:31
Policia e Kosovës njofton se një vajzë nën moshën 16-vjeçare ka njoftuar babanë e saj se është martuar dhe gjendet tek i dyshuari, i cili është i mitur poashtu.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Sipas PK-së, viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë.
Rasti ka ndodhur dje në Klinë.