Foto: ZKM

Marrëveshja LDK - Lista Serbe: Zotim për heqjen e pengesave për dialogun

Në marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe listës Serbe parashihet heqja e pengesave dhe barrierave për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në këtë marrëveshje nuk është paraparë zbatimi i ndonjë pike të marrëveshjes së Brukselit, por as ndonjë pikë për Asociacionin e Komunave, raporton Kossev.info.

Kuvendi i Kosovës dje me 61 vota ka zgjedhur qeverinë  e re me kryeministër Avdullah Hotin dhe LDK – AAK – Nisma dhe Listën Serbe në koalicion.

Lista Serbe në Qeverinë e re do të ketë një zëvendëskryeministër, Goran Rakiq (i cili do të jetë edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal), dhe Dalibor Jevtiq do të ketë Ministrinë për Komunitet dhe kthim.

Listës Serbe do t’i takojë edhe pozita e këshilltar të kryeministrit për komunitete, pozitë të cilën në qeverisjen Kurti e kishte partia e Nenad Rashiq i cili për një kohë e mbajti këtë pozitë por pastaj dha dorëheqje.

Ndërsa Kossev shkruan se sa i përket interesin të qytetarëve të komunitet serb në këtë marrëveshje parashihet vetëm një pikë.

“LDK dhe Lista Serbe pajtohen që do të punojnë në interes të qytetarëve, dhe mbi të gjitha përmes forcimit të sundimit të ligji, luftës kundër korrupsionit, dhe krimit të organizuar, duke përfshirë luftën ndaj çdo lloj ekstremizmi, dhe do të respektohen në plotni të drejtat e qytetarëve serb në përputhej me Kushtetutën dhe ligjet në Fuqi “ thuhet një njërën ndër pikat e marrëveshjes.

Në marrëveshje thuhet gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës janë ndera qëllimet e kësaj marrëveshje.

Në marrëveshje përmendet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se vazhdimi i dialogut do të bëhet me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa do të hiqen të gjitha pengesat që janë në rrugën për dialogun.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!