ILUSTRIM- Kallashnikovi i konfiskuar nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës

Malishevë, të miturit i konfiskohet një AK-47

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i mitur në Malishevë, pasi i njëjti me datë 10 dhjetor të vitit të kaluar, kishte kryer disa vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë, në cilësi të provave materiale, janë konfiskuar një armë AK-47 i kalibrit 7.62 me një karikator, pa fishekë, si dhe stoli ari.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.