Liburn Aliu deklarohet rreth akuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se nuk është në dijeni se akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

KALLXO.com ka raportuar se Aliu i cili është ministër i ri i zgjedhur në Qeverinë Kurti 2, do të përballet në gjykatë me një akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkaq, në një prononcim të shkurtër për KALLXO.com ka thënë se për herë të parë po dëgjon për këtë gjë.

“Nuk  e di. Jo [s’jam në dijeni]. Për herë të parë po e nij”, tha shkurt Liburn Aliu.

KALLXO.com ka marrë vesh se në një rast me Aliun, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha – Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Ministri Liburn Aliu akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare