Ministri Liburn Aliu akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili është ministër i ri i zgjedhur në Qeverinë Kurti 2, do të përballet në gjykatë me një akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

KALLXO.com ka marrë vesh se në një rast me Aliun, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Sipas informacioneve aktakuza ka të bëjë për mos zbatimin e një plani zhvillimor për ndërtimin në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi e cila ka deklaruar se aktakuza lidhur me këtë rast ende nuk është konfirmuar