Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Leposaviq, gjuhet me armë lokali ku ndodhej edhe një polic, ky i fundit i përgjigjet me armë zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një vrasje në tentativë që ka ndodhur dje në Leposaviq.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ndodhej edhe një zyrtar policor, i cili iu është përgjigjur gjuajtjeve me armë zyrtare.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 28 gusht 2022, rreth orës 17:00.

“Raportohet se dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, nuk është raportuar për persona të lënduar.