Lëndohet një grua në përpjekje për ta ndaluar konfliktin fizik mes dy burrave

Një grua ka raportuar te organet e rendit se derisa ka qenë me bashkëshortin e saj, janë takuar me një të dyshuar, dhe pas një debati të shkurtër, situata ka eskaluar në dhunë fizike.

Rasti ka ndodhur në Gjilan më 18.06.2024 në 13:00h.

Sipas raportit policor, derisa ankuesja kishte tentuar që t’i ndajë, i dyshuari e ka goditur në kokë me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ndërsa lidhur me rastin  i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin policor më 19.06.2024.