Foto: Kallxo.com

LDK takohet me përfaqësues të USAID-it dhe ambasadorin amerikan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa, nënkryetarja Vjosa Osmanai dhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti janë takuar me Administratorin e USAID-it, Mark Green, ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Sipas një komunikate, Mustafa e falënderoi administratorin Green për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve zhvillimore.

Po ashtu, kryetari Mustafa shprehu mirënjohje për rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës, forcimin e sistemit politik dhe atij të drejtësisë, nxitjen e një shoqërie civile dinamike dhe për zhvillimin ekonomik.

Më tej thuhet se Mustafa ka biseduar për projekte të cilat thellojnë bashkëpunimin me USAID-in, organizatë e cila promovon dhe demonstron vlera demokratike anembanë botës.