LDK reagon ndaj sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit

Akt të ulët e ka quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës një sulm me vezë që iu bë sot Zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti

LDK ka thënë se këto veprime dëmtojnë proceset e ndjeshme në të cilat po kalon vendi.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, thuhet në reagim.

Ata gjithashtu shkruan se shoqëria nuk duhet të kthehet në vitet siç i kanë quajtur ata  të bllokimeve të proceseve shtetformuese.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet tutje në reagim.

LVV dhe LDK gjatë kohës së fushatës zgjedhore kishin premtuar heqjen e tarfiës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

Ditëve dhe javëve të fundit Qeveria është përballur me presione ndërkombëtare për heqjen e tarifës prej 100%.

Aksionin për të gjuajtur zyrtarët me vezë e kishte nisur Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohë sa ishe në opozitë.

Avdullah Hoti sulmohet me vezë