LDK nuk shkon në takim me Kurtin, por Vjosa Osmani po

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Atje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti po mban takim me partitë politike në vend për të diskutuar për situatën e COVID-19.

Përvec Vjosa Osmanit, në takim po merr pjesë edhe Memli Krasniqi nga PDK.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi.

Ndërsa, në një deklarim të shkurtuar, zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Përprarim Kryeziu, tha se në takim deri më tani vetëm Memli Krasniqi.

Shefi në detyrë i qeverisë së Kosovës ftoi në takim të gjithë liderët e partive në Kosovë dhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për të diskutuar mbi situatën e krijuar me COVID-19.