LDK në Vushtrri demanton lajmet për drejtorët e Xhafer Tahirit

38 ditë pas prishjes së koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, kryetari Xhafer Tahiri ka emëruar drejtorët e rinj të drejtorive që ishin udhëhequr nga partneri i saj.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka thënë se ky emërim është bërë me vendim të Kryesisë së kësaj dege.

LDK në Vushtrri përmes një komunikate ka demantuar lajmet se kjo degë ka qenë kundër këtyre emërimeve.

“Deklarata” e publikuar nga disa portale në emër të degës së LDK-së është e pavërtetë sepse ajo nuk është lëshuar asnjëherë në emër të Degës së LDK-së në Vushtrri. Të gjitha emërimet në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë nga kryetari Xhafer Tahiri, janë bërë me vendim të Kryesisë së Degës së LDK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 5 mars 2021”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

REAGIM

Për lajm të rremë

“Deklarata” e publikuar nga disa portale në emër të degës së LDK-së është e pavërtetë sepse ajo nuk është lëshuar asnjëherë në emër të Degës së LDK-së në Vushtrri.

Të gjitha emërimet në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë nga Kryetari Xhafer Tahiri janë bërë me vendim të Kryesisë së Degës së LDK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 5 mars 2021.

Prandaj Kryesia e LDK në Vushtrri DEMANTON lajmin e dhënë në disa portale në emër të Kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri dhe kërkon nga të gjitha portalet që ti përmbahen standardit minimal gazetaresk duke verifikuar lajmin para publikimit të tij.

Dega e LDK-së në Vushtrri ka adresë zyrtare dhe ka zëdhënës e saj z. Shkëlzen Xhaferi.

Me respekt,
Xhafer Tahiri
Kryetar I Degës së LDK-së Vushtrri dhe Kryesia e Degës në Vushtrri

LDK dhe LVV në Vushtrri kishin qeverisur së bashku që nga zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa sipas kryetarit Tahirit prishja e koalicionit kishte ndodhur si shkak i mos votimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike nga Lëvizja Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal.

Xhafer Tahiri emëron drejtorët e rinj pas prishjes së koalicionit me LVV-në