Xhafer Tahiri emëron drejtorët e rinj pas prishjes së koalicionit me LVV-në

38 ditë pas prishjes së koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, kryetari Xhafer Tahiri ka emëruar drejtorët e rinj të drejtorive që ishin udhëhequr nga partneri i saj.

Ragbete Krasniqi- Melenica është emëruar drejtoreshë e Arsmit, Arta Ismajli, drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport, Edona Gashi, drejtoreshë e Administraës, ndërsa Shkelzen Xhaferi drejtor i Shërbimeve Publike, Enis Maxhuni drejtor për Emergjenca dhe Shpëtim, dhe Kujtim Pllana drejtor për Ekonomi Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

LDK dhe LVV në Vushtrri kishin qeverisur së bashku që nga zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa sipas kryetarit Tahirit prishja e koalicionit kishte ndodhur si shkak i mos votimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike nga Lëvizja Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur gjithashtu se Afrim Namani, i cili deri më tani kishte mbajtur pozitën e drejtorit të Arsimit, tashmë do të jetë nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë.

Postimi i plotë i Xhafer Tahiri

Një ekip profesional, i përkushtuar, divers dhe energjik! Vazhdojmë me punë për #qytetiqëduam
Sot kam emëruar ekipën e re në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë:
1. Z. Afrim Namani – Nënkryetar i Komunës
2. Znj. Ragbete Krasniqi Melenica, Drejtoreshë e Arsimit,
3. Znj. Arta Ismajli – Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport. Znj Ismajli cila vjen nga Shoqëria Civile dhe me përvojë të gjatë në jetën publike në Vushtrri, do të shërbejë si përfaqësuese e shoqërisë civile në ekzekutivin komunal,
4. Znj. Edona Gashi, Drejtoreshë e Administratës,
5. Z. Shkëlzen Xhaferi, Drejtor i Shërbimeve Publike,
6. Z. Enis Maxhuni, Drejtor për Emergjenca dhe Shpëtim,
7. Z. Kujtim Pllana, Drejtor për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim Rural.