Foto: Miroslav Lajçak, "X"

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: U pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot më 19.06.2024 me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçaku tha se kanë diskutuar për dialogun, dhe janë pajtuar për hapat e ardhshëm.

“Në Beograd pata një diskutim të hapur me Aleksandar Vuçiqin mbi gjendjen aktuale të dialogut. Ne u dakorduam për ardhshëm”- ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Lajçaku ishte në Kosovë dje më 18.06.2024, ku është takuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai tha se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është rifokusimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Arsyeja për këtë vizitë sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd është për të diskutuar si të rifokusohemi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, çfarë hapa konkretë do të ndërmarrim” – tha Lajçak pas takimit që pati me kryenegociatorin, Besnik Bislimi, i cili nuk u deklarua për media.

Lajçak shtoi se duhet të përshpejtohen hapat për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Zyrtari i BE-së tha se kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në Kosovë, pasi që atij i është kërkuar nga Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell që të rrijë në pozitën e tij deri në fund të janarit 2025 , derisa të ndryshohen institucionet e BE-së, marrë parasysh zgjedhjet e reja që po ndodhin atje.

Arsyeja e vizitës në Prishtinë, flet emisari i BE-së Lajçak