Lajçak do të qëndrojë tri ditë në Kosovë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot nis një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë tri ditëve sa do të qëndrojë këtu, ai pritet t’i takojë të gjithë përfaqësuesit politikë në Kosovë.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Kosovë.

“PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet tutje në njoftim.

Ditë më parë, ai tha se pret që Kosova ta jetësoj Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Lajçak kërkon themelimin e Asociacionit: Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen

www.kallxo.com