Kuvendi vazhdon seancën plenare

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot mbajtjen e seancës plenare që ka nisur të enjten.

Në rend të ditës është votimi i rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.

Ndërkaq si pikë e dytë është debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Ndërkaq, në ora 12 është thirrur një seancë tjetër, në të cilën pritet të raportojë kryeministri Avdullah Hoti për takimet në Bruksel në kuadër të dialogut.