Kuvendi anulon mbledhjen e Kryesisë

Kryesia e Kuvendit ka anuluar mbledhjen e caktuar për sot.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se mbledhja anulohet për shkak se pika e rendit të ditës për të cilën është dashur të mblidhen anëtarët e kryesisë është ezauruar në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të shtunën në orët e para të mëngjesit.