Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Romë të Italisë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, atje do të mbahet Kongresi i Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhejve evropiane të 9 qershorit 2024.

“ Aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të sotëm të grupit të Parlamentit evropianë Socialistë & Demokratë (PES)” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kujtojmë që Kurti ditëve të fundit ka qenë në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në Irlandë.

Në Irlandë është takuar edhe me homologun e tij, Leo Varadkar.

Kurti në Irlandë, drekon me homologun e tij Varadkar