Foto: Facebook/LVV

Kurti takon ambasadorin britanik, Nicholas Abbott  

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kuri ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Përmes një njoftimi në Facebook, LVV bënë të ditur se gjatë këtij takimi, Kurti dhe ambasadori Abbott kanë biseduar rreth formimit të qeverisë, bisedimeve me Serbinë, situatën me pandeminë dhe bashkëpunimet në mes dy vendeve.

Po sipas njoftimit, gjatë këtij takimi u fol për një bashkëpunimin më të përgjegjshëm e cilësor mes qeverisë së re dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e LVV-së.