Kurti takoi Bordin e organizatës Germin-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Integrimit Evropian Blerim Reka gjatë ditës së sotme ka takuar  Bordin e Germin-it, i prirë nga Mark Kosmo, Anila Hyka Smorgrav, Gasper Sopi, Avni Mustafaj, Hilmi Gashi, Gazmend Salihu, Liza Gashi, Lirim Krasniqi, Sihana Bejtullahu e Blerina Xhemajli.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për ‘kthimin e trurit në vend’.

“Në këtë takim u diskutua për rolin e Germin-it në Mërgatën tonë e cila është e madhe në numër. Angazhimi profesional i shqiptarëve në Mërgatë dhe kthimi i trurit në vend është prioritet i kësaj qeverie dhe sigurisht që e mirëpresim kontributin e Germin-it”, thuhet në komunikatë.

Qeveria Kurti e ka vlerësuar si shumë të madh kontributin që mërgata ka në Kosovë.

“Mërgata jonë angazhimin e saj në luftë e ka vazhduar edhe në paqe. Borxhi ynë ndaj saj është i madh, prandaj lidhja me njëri-tjetrin që mund të ua bëjmë shqiptarëve atje do të ndihmonte në organizimin më të mirë e në shtimin e kapaciteteve tona”, përfundon njoftimi.